Dy persona janë vënë në pranga të policisë pasi rrëmbyen dhe dhunuan një tjetër person në Divjakë.

Aristir Prifti 58- vjeç dhe Roland Prifti 31 vjeç të dy banues në Divjakë, akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Burimet policore bëjnë me dije se këta dy shtetas kanë marrë forcërisht në mjetin tip Golf me targa AA 134 HC personin me iniciale Sh. J- 29 vjeç, ku më pas e kanë dërguar në pyllin “Divjakë” ,  e kanë lidhur me litar pas një peme dhe e kanë rrahur me sende të forta.

Sipas të njëjtave burime dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkohë materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje./tvklan.al