Olimpistët i kënduan këngën “Gëzuar ditëlindjen”, por basketbollisti e feston në Shtator

Ylli i NBA-së Kevin Durant ka qenë viktima e një rrengu, që i gjithë delegacioni i olimpistëve të SHBA-së i bëri, ndërsa ata po përgatiteshin për të marshuar në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës.

Për të kaluar kohën përpara se të parakalonin me flamurin e tyre, sportistët rrethuan basketbollistin e njohur dhe nisën t’i këndonin këngën tradicionale të urimit të ditëlindjes.

Durant u habit, pasi nuk e priste diçka të tillë, sepse ditëlindja e tij është në Shtator. Mimika që bëri u nda në rrjetet sociale dhe të shumtë ishin njerëzit që e komentonin dhe bënin shaka.

Shpejt u zbuluan edhe fajtorët. Shokët e ekipit kishin hapur fjalë sikur ishte ditëlindja e yllit të NBA-së, e që më pas solli edhe urimin nga i gjithë delegacioni.

Durant e ka fituar dy herë medaljen e artë në Olimpiadë dhe kërkon një të tretë me “Team USA” në basketboll.

Klan News