Rrënojat antike të Çermës drejt zhdukjes


Rrënojat antike të Çermës drejt zhdukjes

17:53 16/08/2020

Nevojiten studime për nxjerrjen e tyre në dritë

Këto rrënoja në Çermë të Lushnjes që dyshohen se i përkasin periudhës së shekujve të 4-t ose të 6-të të erës sonë u zbuluan për herë të parë në vitet ‘60, por prej asaj kohe u lanë në harresë.

Janë struktura të ngritura anës lumit Shkumbin, por ka mbetur ende e paqartë nëse janë pjesë e një ure apo i përkasin rrugës Egnatia. 

Arkeologët thonë se nevojiten studime të thella për të saktësuar origjinën e rrënojave të shtrura në një sipërfaqe rreth 500 metra katrorë.

Lënia e këtij sajti arkeologjik në harresë ka sjellë edhe shkatërrimin e tij nga banorë të zonës që kanë marrë materialet në mënyrë të paligjshme duke bërë që të shkojë drejt zhdukjes një tjetër shenjë e historisë.

Arkeologët dyshojnë se edhe brenda lumit Shkumbin mund të ketë pjesë të kësaj strukture. Zyrtarët lokalë kanë kërkuar disa herë nga Drejtoria e shërbimeve arkeologjike në Tiranë për të ndërhyrë në këtë zonë dhe pavarësisht premtimeve ende nuk ka pasur lëvizje konkrete.

Tv Klan





Të ngjashme