Policia ka arrestuar katër persona, pasi lëviznin me armë pa leje dhe qëllonin në ajër.

Në pranga kanë rënë Edmond Syziu, Xhovan Prenga, Alvi Deda dhe Arselajdo Ndreca.

Sipas policisë, këta persona qëllonin me armë zjarri në aksin e vjetër Rrëshen – Shpal.

Policia ka sekuestruar automjetin me të cilin ata lëviznin, tip “Furgon” ngjyrë i bardhë, me targa AA 690 FU, ku brenda tij janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 automatik me 2 krehëra fishekësh.

4

Grupi hetimor vazhdon hetimet dhe veprimet proçeduriale për dokumentimin e plotë të ngjarjes./tvklan.al