Gjirokastra u zgjua këtë mëngjes e mbuluar nga uji, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Reshjet e dendura të shiut e bënë të pamundur qarkullimin në disa lagje të saj, si dhe në akset që të çojnë drejt qytetit.

Bllokim të qarkullimit pati edhe në rrugën nacionale Gjirokastër –Kakavijë, ku uji arriti në 50 centimetra.

E njëjta panoramë ishte edhe në rrugën që të çon për në fshatin Arshi Lengo.

Problematike situata ishte edhe në Shkodër.

Ndonëse nuk u shënuan përmbytje, era e fortë arriti të thyejë disa pemë, ndërsa në argjinaturen e Lumit Kir, pati gërryerje dhe niveli i ujit u rrit ndjeshëm.

Ndërsa në Burrel, Vlorë e Kukës që prej mbrëmjes së të dielës pati ndërprerje të energjisë elektrike, e cila u rikthye paraditen e sotme.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë thotë se po ndjek nga afër situatën e krijuar në rrjetin elektrit si pasojë e motit të keq në mbarë vendin. Sipas OSHEE-së janë riparuar defektet në pjesën dërrmuese të tyre kryesisht në Veri të vendit dhe në rajonin e Vlorës.

Tv Klan