Aksi rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër” është bllokuar pasi reshjet e dendura të shiut kanë sjellë rrëshqitje të dherave në këtë aks. Si pasojë, është ndërprerë qarkullimi i automjeteve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë. Ndërkaq, punonjësit për mirëmbajtjen vijojnë të punojnë për pastrimin e aksit rrugor nga dherat.
Drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët për në rast se kanë nevojë për ndihmë të telefonojnë në numrin 112./tvklan.al