Reshjet e orëve të fundit kanë sjellë problemet e para në qarkun e Gjirokastrës. Njëri krah i rrugës në aksin Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur Uji i Ftohtë është bllokuar.

Herë pas here aty ka rrëshqitje dheu nga shiu. Punëtorët e rrugës ndodhen në terren dhe po punojnë për hapjen e plotë të aksit. Rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut kanë krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve./abcnews.al