Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur në Kaliforninë e Jugut, SHBA, pas rrëshqitjes së dherave të shkaktuara nga shiu i cili ka gërryer shtëpitë në themele dhe bllokuar rrugët, duke detyruar që të ndërmerren evakuime me anë të helikopterëve, thanë autoritetet.

Sipas

Daily Mail

trupat u gjetën në baltë gjatë operacioneve të shpëtimit të martën në Montecito, 100 milje në veriperëndim të Los Anxhelosit.

 

Megjithatë, vetëm 10 deri në 15 për qind të banorëve janë urdhëruar të evakuohen pas stuhisë së rrezikshme. Rrëshqitjet e dherave përfshinë të paktën tre shtëpi, duke i shembur nga themelet, dhe la të paktën tetë të plagosur në Montecito.

Të martën në mëngjes, zjarrfikësit ndihmuan banorët e shumtë që iknin nga zona, duke përfshirë një vajzë 14-vjeçare, e cila ishte e bllokuar për orë të tëra brenda një shtëpie të shkatërruar./tvklan.al