USA-14deadAutoritetet lokale në Oso të shtetit federal amerikan të Uashingtonit, kanë gjetur edhe 6 trupa të tjerë.

Në këtë mënyrë, shkon në 14 numri i viktimave për shkak të rrëshqitjes masive të dherave 4 ditë më parë. Numri i të zhdukurve është rritur, nga 108 në 176, konfirmuan gjithashtu autoritetet lokale. Ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit nuk është ndalur për asnjë moment dhe ën të janë përfshirë një numër i madh specialistësh dhe mjetesh modern.

Sipas vlerësimeve gjysma e qytetzës Oso është shkatërruar plotësisht nga kjo rrëshqitje, që shkon poshtë kodrinës ku ndodhej ai deri në 54 metra. Presidenti Barak Obama, ka shpallur gjendjen e emergjencës në këtë zonë, ç’ka do të thotë se autoritete do të përfitojnë fonde federale për rindërtim dhe ripyllëzim.