Rrëshqitjet e dheut nga reshjet, bllokohet aksi Kukës-Peshkopi

Rrëshqitjet e dheut nga reshjet, bllokohet aksi Kukës-Peshkopi

22:30 14/06/2018

Prej disa orësh shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në aksin rrugor Kukës-Peshkopi.Shkak për këtë janë bërë rrëshqitjet e dheut pas reshjeve intensive në verilindje të vendit.

Reshjet përveç rrëshqitjeve të dherave nga shpatet e rrugës kanë krijuar probleme edhe me asfaltin. Në disa pjesë të segmentit rrugor asfalti ka pësuar çarje.

Sipas banorëve të zonës aty ndodhet një perrua dhe të gjitha inertet që ka grumbulluar përroi kanë dalë në rrugë duke e rënduar akoma më shumë situatën. /abcnews.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi