Rreth 100 milionë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën

Foto ilustruese


Rreth 100 milionë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën

09:45 24/01/2021

Koronavirusi po vijon të përhapet me shpejtësi edhe pse qindra mijëra qytetarë janë vaksinuar dhe shumë të tjerë janë imunizuar. Javët e fundit shifrat e infektimeve kanë qenë shumë të larta dhe kanë vënë në alarm të gjithë botën, pasi dhe një variant i ri i Covid është shumë kërcënues.

Sipas Worldometers që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 99,361,462persona dhe kanë vdekur 2,131,209 persona.

Ndërkohë që porsa i përket të shëruarve shifrat janë shumë të larta, pasi zyrtarisht të shëruar janë 71,421,508 qytetarë.

Vendi më i goditur në të gjithë botën është SHBA, pasi që nga nisja e pandemisë deri më sot ka konfirmuar  25,566,789 raste dhe 427,635 të vdekur.

Vendin e dytë e zë India me 10,655,435 të infektuar dhe 153,376, por numëron dhe 10,316,786 pacientë që e kanë fituar betejën me virusin.

Brazili zë vendin e tretë me 8,816,254 të infektuar, 216,475 të vdekur dhe 7,628,438 të shëruar. Ndërkohë më pas vijnë shtete si Rusia, Britania e Madhe, Franca, Spanja, Italia e Gjermania./tvklan.al






Të ngjashme