Më shumë se 113 milion doza të vaksinës Covid-19 janë përdorur në SHBA, sipas të dhënave të botuara të Mërkurën nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).  CDC raportoi se janë përdorur 113,037,627 doza në total, që do të thotë rreth 77% e dozave të dorëzuara nga autoritetet shëndetësore.

Sipas këtyre të dhënave, rezulton se rreth 22% e popullsisë amerikane, gati 74 milionë njerëz, kanë marrë të paktën një dozë, dhe rreth 12% e popullsisë ose 40 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht.

Ditët e fundit është parë një shtim i ritmit të vaksinimit, pasi në 24 orët e fundit janë vaksinuar 2.3 milionë doza dhe nëse shihet mesatarja javore janë rreth 2.5 miliona doza në një ditë.

Nëse administrimi i vaksinës vazhdon me këtë ritëm, 100 milion doza do të jenë përdorur nën administrimin e Biden dhe mund të përmbushet premtimi i tij gjatë fushatës për këtë çështje.

SHBA është një nga vendet që ka vaksinuar më shumë qytetare. Por edhe pse vaksinimi po ecën me ritme të shpejta sërish shifrat e të infektuarve dhe viktimave janë shumë të larta./tvklan.al