Rreth 140 raste në ditë në Urgjencën e QSUT



Rreth 140 raste në ditë në Urgjencën e QSUT

20:36 23/10/2020

Shumica janë të sëmurët kronikë dhe ata me viroza

Pas kthimit të Spitalit Infektiv në spital Covid, tashmë të gjitha rastet urgjente paraqiten në urgjencën e QSUT. Kreu i institucionit thotë se nëse një person është me grip apo viroz atë ndryshme, ai paraqitet për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Ai paraqitet këtu merr ndihmën mjekësore dhe në studiojmë rastin. Bëjmë edhe pamjet imazherike dhe nëse rezulton Covid dhe jo grip e paraqesim për shtrim në Spitalin Infektiv”.

Rreth 140 persona në ditë paraqiten në urgjencën e QSUT për shkak të problemeve shëndetësore, jo Covid. Kryesisht ata me sëmundje kronike.

“Në fillim të pandemisë ishin 60 raste në ditë, tashmë u ka ikur frika dhe janë diku rreth 130-140 raste të në ditë. Të sëmurët kronikë me probleme kardiakë, ata të me diabet, me probleme të veshkave”.

Mjaft raste me Covid thotë doktor Eqerem Hasani janë zbuluar nga Urgjenca e QSUT. Qytetarë të cilët nuk kanë marrë 127 janë paraqitur në Urgjencë për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Tv Klan




Të ngjashme