Italia prej javësh është përfshirë nga një valë e dytë e COVID-19, ku rastet ditore shtohen dita-ditës.

Autoritetet njoftojnë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 24,991 raste të reja, një shifër më e ulët se një ditë më parë.

Ndërkohë mësohet se edhe 217 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar numrin e viktimave në 38,122 që nga nisja e pandemisë.

Lajmi  i mirë është se janë shëruar 3878 persona, 3416 më shumë se një ditë më parë.

Autoritetet në Itali kanë marrë një sërë masash në përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksionit, por qytetarët kanë kundërshtuar dhe në shumë qytete ka nisur një valë protestash të dhunshme./tvklan.al