Qeveria e Italisë dhe pse ka marrë disa masa kundër COVID-19, sërish nuk ka mundur që të ndalë valën e dytë të COVID-19.

Sipas buletinit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, rastet e reja vijojnë të rriten me ritme të shpejta. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 33,979 raste të reja.

Po ashtu bëhet me dije se  kanë humbur jetën dhe 546 pacientë të konfirmuar me COVID-19, 2 më shumë se një ditë më parë.

Që nga nisja e pandemisë llogariten zyrtarisht më shumë 45 mijë të vdekur nga koronavirusi dhe gati 1.2 milionë të prekur, nga të cilët 712 janë shëruar.

Italia është një nga vendet që po e përjeton më keq pandeminë e COVID-19, pasi dhe në valën e parë numrat e të infektuarve ishin shumë të lartë dhe sollën kolaps në sistemin shëndetësor./tvklan.al