Një njësi e rëndë ushtarake gjermane do të dislokohet në mënyrë të përhershme në Lituani, me qëllim mbrotjen e krahut lindor të NATO-s nga forcat ruse.

Kjo është vendosja e parë e përhershme të trupave të huaja të Berlinit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kancelari gjerman Friedrich Merz, së bashku me ministrin e Mbrotjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, ishin të pranishëm në Lituanë, krah Presidentit të këtij shteti, Gitanas Nauseda, siç raporton The Guardian.

Merz, i cili ka shërbyer vetë në ushtri, është shprehur pro mbështetjes së Ukrainës, si dhe cilësi që Rusia kërkon të ripërcaktojë hartën evropiane, gjë që do të sillte rreziqe të mëdha sigurie për kontintentin, e për këtë arsye miraton këtë nismë dislokimi të trupave ushtarake.

Nga ana tjetër, ministry Pistorius është shprehur se “Gjermania do të jetë e gatshme të mbrojë çdo cm2 të territorit të NATO-s”.

Nga ky personel i zhvendosur në Lituani, 4800 janë ushtarë ndërsa 200 të punësuar civil. Transferimi i tyre raportohet të jetë i vullnetshëm, duke mos cënuar kështu të drejtat e tyre.

/tvklan.al