Rreth gjashtë milionë qytetarë në Britaninë e Madhe të moshës mbi 65 vjeç janë të rrezikuar nga ndotja e ajrit. Sipas një raporti të publikuar së fundmi, bëhet me dije se personat mbi 65 vjeç mund të pësojnë probleme serioze në mushkëri e cila mund të shkaktojë astmë.

Raporti zbulon se të moshuarit dhe ata me sëmundje të mushkërive që janë më të prekshëm nga efektet e ndotjes dhe janë më të ekspozuarit.

Raporti është bërë publik nga Fondacioni Britanik i Mushkërive dhe Astma UK, raporton BBC. Ky raport vjen në një kohë kur deputetët kërkojnë që qeveria të vendosë objektiva të qarta për ndotjen e ajrit dhe të jetë më e ashpër me ata që e shkaktojnë atë.

Përmirësimi i cilësisë së ajrit duhet të jetë “në thelbin” e rindërtimit post-pandemik të MB, thonë anëtarët e një komiteti të Dhomës së Komunave që përqendrohet në çështjet mjedisore.

Raporti i ri nga dy shoqata kryesore të frymëmarrjes zbulon se një e katërta e të gjitha shtëpive të kujdesit dhe një e treta e spitaleve në Angli janë në vendet ku ndotja tejkalon kufijtë e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë./tvklan.al