Rrezik nga një grusht shteti në Francë?


Rrezik nga një grusht shteti në Francë?

15:20 05/05/2021

Letra e ushtarakëve: Ekstremizmi rrezikon vlerat demokratike

Franca mund të jetë në rrezik nga një grusht shteti. Kjo tingëllon çuditshëm për një vend të zhvilluar dhe themelues të Bashkimit Europian që konsiderohet si oaz i lirisë, demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Por një letër e nënshkruar deri më tani nga 8 mijë ushtarakë të të gjitha rangjeve, e publikuar më 12 Prill ka ngjallur diskutime të shumta.

Nismëtarë janë disa gjeneralë, të cilët i bëjnë thirrje presidentit Macron të veprojë kundër shthurjes së Francës që po rrezikohet nga rryma të ndryshme ekstremiste, kryesisht ato islamike. Në të kundërt, ata paralajmëronin se do të ndërhynin në mbrojtje të vlerave të qytetërimit perëndimor të vendit.

Ushtarakët janë mbështetur edhe nga liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, por nisma e tyre ka mbështetjen e pjesës më të madhe të popullsisë. Sondazhet e ditëve të fundit tregojnë se 58% e francezëve, po ashtu mbështesin ushtarakët.

Tv Klan








Të ngjashme