Shefi i Biontech: Vaksinimi masiv, vetëm Dimrin e vitit tjetër

Ugur Sahin, virologu që zbuloi vaksinën anti-COVID shpreh shqetësimin se produkti i firmës së tij mund të shpërndahet në mënyrë të pabarabartë. Për të përditshmen amerikane Nju Jork Post shprehet se vendet e pasura mund të blenë të gjithë dozat e prodhuara në fillim, duke lënë shtetet në zhvillim të pambrojtura.

Sahin shprehet se të pasurit nuk duhet të kapërcejnë radhën dhe përmes pagesës ta bëjnë përpara atyre që kanë më shumë nevojë. Firma e drejtuar prej tij, BioNtech po përpiqet të prodhojë një vaksinë që të jetë japë efektet e parashikuara me një dozë të reduktuar dhe të prodhohet në një shkallë të gjerë, por siç shprehet në një intervistë për Reuters, vaksinimi masiv mund të mos jetë gati deri në Dimrin e vitit tjetër.

“Qëllimi është të prodhojmë mbi 300 milionë doza vaksine deri Prillin e vitit tjetër. Kjo do të na e bëjë të mundur të kemi ndikim në uljen e infektimeve. Por vaksinimi masiv mund të nisë në periudhën Vjeshtë – Dimër të vitit tjetër”.

E përditshmja Nju Jork Post shkruan se Sahin dhe bashkëshortja e tij Ozlem Tyreçi, të dy me origjinë turke por që jetojnë në Gjermani, bëjnë një jetë të thjeshtë pavarësisht vlera e firmës së tyre, tashmë ka arritur në 26 miliardë Dollarë. Ata kanë një apartament modest dhe nuk kanë as automjete personale.

Tv Klan