Raketat ranë shumë pranë ndërtesës

Nga përplasja e armatosur mes Izraelit dhe Palestinës është rrezikuar edhe ambasada shqiptare në Tel Aviv.

Kjo është bërë e ditur nga vetë ambasada në një reagim në rrjetet sociale, ku thuhet se raketat e Hamasit ranë shumë pranë ndërtesës së Ambasadës Shqiptare.

Ambasada shprehet e shqetësuar për situatën dhe thekson se civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe se kjo situatë konfliktuale mes dy vendeve, duhet të qetësohet.

Tv Klan