alibeaj

Partia Demokratike paralajmëron prishjen e konsensusit për reformën në Drejtësi.

Pas tryezës së ekspertëve të mbledhur në mesditë, demokrati Enkelejd Alibeaj akuzoi mazhorancën se nuk po i qëndron rekomandimeve të Venecias, në lidhje me mospërdorimin e shumicës së 3/5 në parlament, për emërimet në sistemin e drejtësisë.

Zgjidhja, sipas Alibeajt, duhet të vijë përmes një kompromisi politik, ndaj dhe ftesën e adresoi për krerët e mazhorancës.

Tv Klan