Shkodër-Një 74- vjeçar ka ndërruar jetë pasi ishte nxjerrë nga pushuesit në breg të detit, në gjendje të rëndë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ditën e sotme, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur Rrjoll, në Velipojë, Vebi  Dini, 74 vjeç banues në Dobraç, Shkodër po mbytej në det.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e  policisë, si dhe ambulanca, ku kanë konstatuar se 74-vjeçari ishte nxjerrë nga pushuesit nga deti në gjendje kritike.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore, si dhe është transportuar për  në spital, por rrugës ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, nga kqyrja paraprake nuk ka shenja të dukshme dhune, megjithatë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al