Paraja mund të blejë çdo gjë madje edhe lirinë. I akuzuar nga më shumë se 70 femra për abuzime seksuale, Harvey Weinstein ia ka dalë t’i shpëtojë burgut.

Me një shumë prej 25 milionë dollarësh, midis tij dhe akuzuesve është arritur një marrëveshje. Një gjë e tillë do t’i japë fund të gjitha padive të aktoreve dhe ish-punëtoreve të filmbërësit të popullarizuar, të cilat e kanë akuzuar që nga shqetësimi seksual e deri te përdhunimi.

Megjithatë fati duket se ka qenë në anën e Weinstein pasi edhe paratë që do të duhet të paguajnë nuk do të dalë asnjë qindarkë nga xhepi i tij. Pagesën do ta bëjë sigurimi i ish-kompanisë filmike Weinstein Co, ndërsa 67-vjeçari nuk është i detyruar ta pranojë fajin e as të paguajë asgjë.

Nga ana tjetër vazhdojnë ende dy padi të dy grave njëra në vitin 2006 dhe tjetra në 2013 për përdhunim, çështje e cila vijon të jetë e hapur.

Ndonëse asnjëherë nuk është pranuar asgjë nga ana e regjisorit, nëse këto dy akuza dalin të vërteta atëherë ai rrezikon burgim të përjetshëm. Gjyqi është caktuar për datën 6 Janar 2020.

Klan Plus