Efektivi i plagosur gjatë protestave për Klodian Rashën do të dërgohet për kurim të specializuar në Turqi. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili tregon se Fadil Allaraj fluroi për në Turqi dhe do kryejë një ndërhyrje të specializuar.

Rama shton se policit i është shpëtuar masa e dëmtuar e syrit dhe tani shpresohet që atij t’i kthehet një pjesë e shikimit.

Efektivi i plagosur i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, fluturoi për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit🙏”, është ky reagimi i Ramës.

Efektivi Fadil Allaraj u plagos në protestat për Klodian Rashën, bashkë me disa polic të tjerë nga hedhja e sendeve të forta dhe kapsollave. Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Shtetit dhe QSUT gjendja e policëve të tjera tashmë është e mirë, pasi ata kishin dëmtime të lehta./tvklan.al