Qytetarët nuk kanë interes për vaksinën kundër gripit. Edhe pse vendi është në prag të epidemisë gripale, specialistët e shëndetësisë shprehen se kërkesa për vaksinë këtë vit është shumë e ulët.

Vetëm gjatë javës së shkuar mbi 14 mijë persona  janë paraqitur gjatë një jave në urgjeca si pasojë e prekjes nga viroza të stinës, ndaj mjekët rekomandojnë injektimin e vaksinës si masë parandaluese.

Vaksina e gripit gjendet në të gjitha farmacitë, ajo kushton 1 mijë e 400 lekë dhe mund të injektohet në poliklinika, urgjenca apo edhe në ambjentet e shtëpisë./tvklan.al