Rreziku nga ekstremizmi


Rreziku nga ekstremizmi

17:25 08/10/2019

BE-Shqipëri, firmoset nesër marrëveshja për planin kundër terrorizmit

Bashkimi Evropian nis nesër me Shqipërinë nënshkrimin e marrëveshjeve me shtetet ballkanike për një plan të përbashkët për t’u përballur me terrorizmin që sjell rikthimi në shtëpi i ish luftëtarëve të Shtetit Islamik. Komisionari në largim për sigurinë Dimitri Avramopulos do të firmosë me ministrin Lleshaj këtë plan që përmban disa objektiva kryesore deri në Dhjetor 2020.

Secili partner i Ballkanit Perëndimor duhet të përpiqet të marrë masa në mënyrë aktive për të parandaluar dhe adresuar ekstremizmin e dhunshëm sidomos të të rinjve. Shqipëria dhe shtetet duhet të sigurojnë një bashkëpunim efektiv mes shërbimeve sekrete për të menaxhuar çdo xhihadist të kthyer dhe individët në rrezik rast pas rasti. Një vëmendje e veçante duhet t’i kushtohet radikalizimit në burgje dhe përmbajtjes terroriste në internet.

Numërohen rreth 1500 shtetas nga Ballkani që luftuan krah ISIS në Siri dhe Irak prej tyre 670 shqiptarë, pjesa me e madhe nga Kosova. Në ato zona kanë lindur 150 fëmijë shqiptare përveç atyre që udhëtuan me familjet drejt shtetit islamik.

Sipas eksperteve, xhihadistët janë kryesisht nga Tirana, Elbasani, Librazhdi dhe Pogradeci. Ata që kthehen përbëjnë rrezik social dhe të sigurisë kombëtare. Në Shqipëri janë rreth 45 të kthyer individualisht nga të cilët 30 meshkuj të moshës ushtarake që kanë qenë aktivë në fushat e betejës. Shqipëria nuk i ka riatdhesuar ne grup zyrtarisht xhihadistët duke vepruar në të njëjtën linjë me shtetet europiane në dallim nga Kosova që ka bërë riatdhesimin e 110 personave, ndërsa Maqedonia e Veriut të 7 luftëtarëve.

Klan Plus







Të ngjashme