Makinat elektrike mund të jenë gjithçka që i duhet mjedisit, por kanë një problem. Ato për shkak të mungesës së zhurmës, kanë sjellë problem  për sigurinë e këmbësorëve, të cilët shpeshherë nuk i vërejnë duke u bërë burim aksidenti.

Në panairin e  automjeteve që po zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës është ngritur edhe çështja që lidhet me sigurinë në qarkullim.

Një prej tyre është edhe krijimi i një zhurme për veturat elektrike në mënyrë që ato të dëgjohen nga këmbësorët. Sipas “Reuters” prodhuesit që krijojnë makinat kundër ndotjes së ambientit, duhet gjithashtu të mendojnë për ndonjë tingull që dëshmon praninë e makinave në rrugë.

Ndërkohë disa marka makinash si “Audi”, “Mini”, “Volkswagen” e “Mercedes Benz” po punojnë për të gjetur një tingull artificial. Ndërsa kompania AMG, e cila modifikon makinat e “Mercedes” po bashkëpunon me grupin e rokut Linkin Park për të gjetur një tingull të përshtatshëm.

Klan Plus