Shkencëtarët: Devijimet afrikano-jugore depërtojnë në trupin e njeriut edhe pas vaksinimit

Varianti britanik e ai afrikano-jugor mundin antitrupat. Si rrjedhojë, edhe vaksinat mund të jenë më pak efikase në rastin e këtyre dy mutacioneve. Ky është konkluzioni i një studimi të realizuar nga Columbia University dhe i publikuar në revistën shkencore prestigjoze Nature.

Sipas virologut me famë botërore, David Ho, që udhëhoqi punën kërkimore, virusi Sars Cov 2 dhe mutacionet që po pëson, mund të tregohet më kokëfortë se terapitë dhe vaksinat, shenjestra e të cilave është pikërisht proteina Spike.

Për këtë kërkuesit sugjerojnë se në këtë fazë është e nevojshme të veprohet me shpejtësi, veçanërisht për procesin e vaksinimit.

Megjithatë sipas analizave, rezulton se varianti anglez është më i dobët dhe përballë antitrupave tek pacientët që janë shëruar apo edhe tek të vaksinuarit, nuk përbën rrezik, duke u mposhtur nga ta. Ndërsa varianti afrikano jugor është 10 herë më rezistent ndaj antitrupave monoklonalë dhe ndaj vaksinës.

Në kërkim nuk është marrë nën shqyrtim variant Brazilian, por kërkuesit thonë se duke qenë se është shumë i përafërt me atë afrikano jugor, ndoshta kanë të njëjtën sjellje dhe rezistencë.

Klan News