Në Lezhë një pjesë e qytetarëve janë sensibilizuar dhe kanë hequr dorë, këtë vit asnjë rast shpërthimi në këtë qytet

Pavarësisht ngjarjeve të rënda të regjistruara në vend nga shpërthimi i bombolave të gazit, qytetarët vazhdojnë t’i përdorin ato për gatim, duke i vendosur në ambientet e brendshme të shtëpive. Banorë të Lezhës thonë se janë të detyruar t’i përdorin, si mënyrë për të kursyer energji.

Por ka edhe nga ata persona që tashmë kanë hequr dorë nga to, pasi janë në dijeni të rrezikut. Sipas përfaqësuesve të shërbimit zjarrfikës në Lezhë, në këtë qark gjatë këtij viti nuk ka patur raste të shpërthimit të bombolave.

Specialistët apelojnë qytetarët që mos ti përdorin këtë bombola në ambiente shtëpie. Ato përdoren nga njerëzit për pushime ndërsa përbëjnë rrezik nëse përdoren për gatim.

Klan News