Adoleshentët e sotëm janë shumë më të ekspozuar ndaj infeksioneve seksuale dhe obezitetit. Sipas një monitorimi të kryer nga Lancet Comission, sot janë 250 milionë të rinj më tepër se 25 vjet më parë që rrezikohen nga këto dy plagë shoqërore dhe shëndetësore të epokës bashkëkohore.

Në studim janë përfshirë 195 vende dhe rezultoi se në vitin 2016 ishin 1.8 miliardë adoleshentë në mbarë botën dhe 250 mln prej tyre realisht të rrezikuar nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, droga, dhuna dhe kequshqyerja.

Por në studim theksohet se në nivel global kërcënimi më i madh janë pikërisht infeksionet seksuale, që përfaqësojnë 55% të gjithë problem shëndetësore të kësaj grupmoshe. Ndërsa mbipesha prek 1 adoleshent në çdo 5 të tillë dhe të rinjtë me probleme peshe në vitin 2016 ishin 324 milionë, kundër 147 milionë të tillë që numëroheshin në vitin 1990.

Klan Plus