Një shtamë e re koronavirusi mund të vijë nga kafshët e tjera, si minjtë dhe qelbësit. Është ky paralajmërimi i një eksperti. Sipas Sir Jeremy Farrar, drejtues i Ëellcome Trust, virusi mund të kthehet në vitet e ardhshme tek njerëzit.

Komentet e tij u bënë për shkak të shqetësimeve të evoluimit të virusit tek nuselalet.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se transmetimi i sëmundjeve nga kjo kafshë tek njeriu mund të ndodhë. Në një raport tjetër ngrihet shqetësimi nëse format e ndryshme të virusit mund të pengojnë efektivitetin e trajtimit nga vaksina.

“Edhe pse rreziku është ende i ulët, është e rëndësishme që njerëzit të shmangin kontaktin e afërt me nuselalet”, tha drejtuesi i Autoritetit Europian për Sigurinë Ushqimore, Nikolaus Kriz.

Ai shtoi se duhen marrë masa shtesë për survejimin për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të shtamës së re që u gjet të kafshët në Danimarkë.

Javën e kaluar shkencëtarët në Danimarkë ngritën shqetësimin për mutacionin që gjetën tek nuselalet e rritura në fermë që sipas tyre mund të cënojë eficencën e vaksinës.

Më shumë se 200 persona janë infektuar me mutacionin e ri të virusit në Danimarkë. Autoritetet atje morën masa dhe vranë me miliona nuselalë./tvklan.al