Rrjeti social TikTok po shërben si nxitës i dhunës mes bandave. Kjo për shkak të videove që shpërndahen në platformën sociale ku duken anëtarë të bandave që konfliktohen me njëri-tjetrin ose godasin me thikë rivalët.

Ekspertët britanikë fajësojnë rrjetin social për shkak se të rinjtë kanë shtuar tensionet mes tyre, shpeshherë edhe me vrasje.

“Videot online nxisin vrasjet me thikë dhe armë nga anëtarët e bandave”, shkruan britanikja The Mirror.

Sipas ekspertëve anëtarët e bandave po e përdorin rrjetet sociale për të treguar “CV”-në e tyre të krimit.

“Më parë për të qenë pjesë e një bande duhej që të jetoje dhe bashkëpunoje me ta. Tashmë, me rrjetet, sociale, mund të shoqërohesh në një bandë, të rekrutohesh, të të rrisin duke e bërë virtualisht pa qenë nevoja të jetoni sëbashku në të njëjtën zonë”, tha profesori Simon Harding.

Ndërkohë një profesor tjetër tha se në përgjithësi platformat sociale po glorifikojnë krimet e rënda.

“Ato inkurajojnë audiencat e reja”, tha Jen Lock.

Në Britani TikTok-un e përdorin në përgjithësi moshat nga 8 deri në 15 vjeç./tvklan.al