Në një kohë që Turqia dhe Rusia po rrisin shpejt influencën e tyre në Europën juglindore, ministri austriak i Punëve të Jashtme i bën rritje Bashkimit Europian ta fusë Ballkanin në orbitën e tij.

Kriza e radhës në Europë, sikundër sa e sa më parë, mund të nisë në Ballkan. BE-ja dhe NATO-ja po tentojnë të tërheqin vende si Serbia dhe Mali i Zi në orbitën e tyre, por përballen me konkurrencën për influencë të shteteve si SHBA-të, Rusia, Turqia e madje edhe Arabia Saudite.

Gjatë një interviste për të përditshmen gjermane “

Handelsblatt”

, ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz, paralajmëroi për influencën në rritje të Turqisë dhe Arabisë Saudite. “

Në Sarajevë dhe Prishtinë, për shembull, gratë paguhen për të mbajtur mbulesë të plotë në publik

”, tha ai, duke shtuar “

nuk nuk mund ta shikojmë këtë dhe të mos bëjmë asgjë.

Kurz kërkoi përshpejtim të procesit të integrimit në BE të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbajtur mënjanë Turqinë dhe Rusinë. Ai tha se çështje të tilla si Brexit apo migracioni nuk duhet ta shkëpusin BE-në nga Ballkani Perëndimor.

Tensionet janë të larta brenda dhe mes shteteve të rajonit, sipas tij dhe “

ne duhet të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në këtë rajon kritik duke ofruar një perspektivë të besueshme për në BE.

Që prej vitit 2014 Gjermania ka iniciuar “Procesin e Berlinit” për të promovuar marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe për të rritur marrëdhëniet mes vendeve. Por, pak progres konkret është shënuar prej asaj kohe, çka ka shtyrë ministrin gjerman të Punëve të Jashtme të kërkojë një “Berlin Process Plus” me qëllime dhe objektiva më specifike.

Në të kaluarën Ballkani ka qenë një fushë në të cilën fuqitë e huaja konkurronin për influencë, për shekuj Habsburgët kishin përballë Osmanët, në ndjekur nga Perëndimi kundër Bashkimit Sovjetik. Sot, Turqia dhe Rusia janë rivalët e mëdhenj të BE-së për influencë.

Gazeta gjermane kujton se Turqia po restauron shumë monumente historike të periudhës otomane në Ballkan dhe po intensifikon agjendën e saj ekonomike. Sipas saj, në muajt e fundit janë vënë re disa investime turke në minierat e Kosovës dhe një bashkëpunim në fushën ajrore me Shqipërinë, sikundër dhe një marrëveshje për tregti të lirë me Bosnjën u nënshkrua në muajin Maj.

Rusia është një tjetër aktor i madh në rajon. Moska ka veçanërisht marrëdhënie të ngushta me aleatin e saj tradicional, Serbinë, si pasojë edhe e kulturës së përbashkët sllave dhe fesë ortodokse. Sondazhet tregojnë se shumica e serbëve janë pro-rusë dhe nuk e shikojnë mirë NATO-n, organizatë nga e cila u bombarduan në vitin 1999.

Gjatë një vizite të tij të fundit në Beograd, zv/kryeministri rus Dmitry Rogozin, tha se “Serbia nuk do të bëhet kurrë anëtare e Bashkimit Europian”.

Russia po ashtu është akuzuar si përgjegjëse për grushtin e dështuar të shtetit në Malin e Zi vitin e kaluar.

Sikur të mos mjaftonte Turqia dhe Rusia, Kina po ashtu shikon një rol për veten e saj në rajon përmes projektit të saj infrastrukturor “Belt and Road”. Sipas këtij projekti, Pekini planifikon të investojë rreth 10 miliardë euro në 16 shtete në Europën lindore dhe jug-lindore./tvklan.al