Tre pushues janë shpëtuar nga mbytja në Gjirin e Lalëzit gjatë paradites së sotme. Efektivët e stacionit të Policisë së Manzës shpëtuan një vajzë 11-vjeçare me iniciale E.P., e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

Pak orë më vonë po në Gjirin e Lalëzit, u shpëtuan nga mbytja dy persona të tjerë, H.S. 70 vjeç dhe G.Xh. 65 vjeç, banues në Tiranë. 70-vjeçari me iniciale H.S. është larguar për në banesë pa probleme për jetën, ndërsa 65-vjeçari

po merr ndihmë mjekësor në spital, ku paraqitet jashtë rrezikut. /

tvklan.al