Policia e Tiranë ka arrestuar teknikun e mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”, në Astir. Po ashtu është proceduar penalisht dhe administratori i firmës së mirëmbajtjes.

Policia sqaron se në pranga ka rënë 34-vjeçari Defrim Shabani për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa vëllai i tij Dritan Shabani do të hetohet në gjendje të lirë

Arrestimi Shabanit u bë pasi gjatë mesnatës në kompleksin e pallateve “Fratari” është rrëzuar një ashensor dhe ka rrezikuar jetën e disa banorëve. 34-vjeçari akuzohet se nuk ka nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori.

Si pasojë është dëmtuar një 27-vjeçare, e cila ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al