Ndalohet edhe ambasadori britanik në Teheran

Mijëra persona morën pjesë në protestën e zhvilluar këtë fundjavë në Teheran, kundër veprimeve të qeverisë iraniane që çuan në rënien e avionit me 176 persona në bord të mërkurën.

 Manifestuesit u mblodhën përpara universitetit Amirkabir, ku kërkuan dorëheqjen e liderit suprem Ali Khamenei, ndërsa hodhën parulla si “vdekje e diktatorit”.

Ambasadori britanik në Teheran Rob Macaire njoftoi përmes Twitter, se ishte ndaluar për disa orë nga autoritetet iraniane si pjesëmarrës në protestë.

Por ai sqaron se nuk kishte qenë pjesë e protestave por e homazheve për viktimat e avionit ukrainas, ku humbën jetën edhe disa shtetas britanikë. Ai tha se ky ndalim shkelte rregullat ndërkombëtare për punonjësit e trupit diplomatik.

Ndërsa autoritetet iraniane sqaroi se nuk ishte ambasadori nuk ishte ndaluar por ishte thirrur nga ministria e jashtme e këtij vendi për t’u pyetur mbi arsyet e pjesëmarrjes në protestë.

Tensionet më të fundit mes Uashingtonit dhe Teheranit ishin në qendër të diskutimeve mes kancelares Angela Merkel dhe presidentit rus Vladimir Putin, gjatë takimit në Moskë. Merkel tha se përgjegjësit për rënien e avionit duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Dy liderët ishin të një mendimi për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit, në mënyrë që republika islamike të mos zhvillojë armë bërthamore.

Tv Klan