Në pjesën e dytë të këtij sezoni tek “Për drekë me mua”, personazhet do të drekonin në shtëpinë e aktorit të njohur të humorit Erjon Isai. Edhe këtë puntatë nuk kanë munguar aspak batutat dhe humori në garë, pjesë e së cilës janë moderatorja Arjola Shehu dhe aktorët Bes Kallaku dhe Erjon Isai.

Gjatë drekës në shtëpinë e Isait, dietologia Blerina Bombaj Troci pyet Besin nëse momenti kur ai u rrëzua nga takat te “Kënga Magjike” ishte pjesë e skenarit apo thjesht një incident.

 

Bes Kallaku:

Rashë vetë, ça skenari. Ishim me taka shumë të larta.

 

Në atë moment ndërhyn edhe Arjola Shehu, e cila tha se

Kishin koreografi në atë pjesë, por nuk e realizuan dot se ishin në taka shumë të larta.”

 

/tvklan.al