Rrëzohen nga lartësia, 2 të vdekur në Tiranë


Rrëzohen nga lartësia, 2 të vdekur në Tiranë

15:51 10/09/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Policia e Tiranës sqaron se një 28-vjeçar ka rënë nga lartësia, në një hotel ku po qëndronte dhe ka humbur jetën në spital.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital”, sqaron policia.

Tragjikisht është ndarë nga jeta dhe një e moshuar, e cila është rrëzuar në shkallët e pallatit./tvklan.al






Të ngjashme