Katër punëtorë kanë mbetur të plagosur pasi janë rrëzuar nga skela gjatë punës për rikonstruksionin e një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Tiranë. Dy prej punëtorëve u dërguan me urgjencë në spital, kurse dy të tjerët i ka zënë skela sipër.

Në vendngjarje ndodhet ambulanca, forcat zjarrfikëse dhe policia. Ndërkohë, uniformat blu kanë bërë rrethimin e vendngjarjes dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti në punë. /tvklan.al