Të paktën 19 persona kanë mbetur të plagosur nga rrëzimi i një aeroplani pranë qytetit Pretoria në Afrikën e Jugut. Në vendngjarje shkuan forcat e ndihmës së shpejtë, për të ndihmuar udhëtarët të dilnin nga avioni i përplasur.

Njëri prej të plagosurve raportohet se është në gjendje të rëndë, shkruan BBC. Deri tani nuk flitet për asnjë person të vdekur. Avioni që u rrëzua është i linjës ajrore holandeze Martinair. Autoritetet afrikano-jugore thonë se aeroplani u ul në një fushë duke shmangur një tragjedi.

Sa i përket shkaqeve të rrëzimit, deri tani nuk ka asnjë të dhënë zyrtare. Kutia e Zezë do të tregojë se çfarë shkaktoi rrëzimin e avionit.

/tvklan.al