Një aeroplan T-2 i ushtrisë greke është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor  7 milje në veri të Spartës në Peloponez. Sipas mediave greke, dy pilotët janë hedhur nga mjeti fluturues sapo ai pësoi avari.

Bashkëpiloti është gjetur gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësorë, ndërsa piloti është zhdukur. Autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Në zonën ku ka ndodhur aksidenti ajror janë duke kërkuar një avion dhe dy helikopterë nga ajri.

Ndërsa në terren janë angazhuar forcat e zjarrfikëses dhe personeli i Forcave Ajrore. Shkaqet që çuan në rrëzimin e aeroplanit janë të paqarta.

/tvklan.al