Një burrë rreth të 40-tave gjeti vdekjen këtë të martë në Vlorë pasi ra nga lartësia. Viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ndodhej në shkallët e Kuzum Baba-së, kur sipas policisë, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht nga lartësia e një bordure.

Një grup hetimor po punon për identifikimin e personit në fjalë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al