Ekspertët e policisë shkencore kanë rrëzuar alibinë e ngritur nga inspektori i arrestuar i SHISH Florian Bushi. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë mbërritur përgjigjet e eksperimentimit të kompjuterit të punës dhe telefonin të Bushit.Sipas këtyre të dhënave informacioni sekret është printuar nga kompjuteri i Bushi dhe u faktua se ishte derguar me anë të fotove në telefonin e Ilir Memushajt nga numri i inspektorit të SHISH.