11111

Ekspertët e policisë shkencore kanë rrëzuar alibinë e ngritur nga inspektori i arrestuar i SHISH Florian Bushi. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë mbërritur përgjigjet e eksperimentimit të kompjuterit të punës dhe telefonin të Bushit.

Sipas këtyre të dhënave informacioni sekret është printuar nga kompjuteri i Bushi dhe u faktua se ishte derguar me anë të fotove në telefonin e Ilir Memushajt nga numri i inspektorit të SHISH.

Në deklarimet e tij të para Bushi i tha prokurorëve se nuk ishte ai i vetmi person që kishte akses në informacionet e klasifikuara. 33-vjeçari sqaroi se ishin të paktën dhe dy kolegë të tij që e kanë parë informacionin.

Grupi hetimor i ka marrë në pyetje dy punonjësit e shërbimit informative. Ata kanë mohuar dëshminë e Bushit duke sqaruar se nuk kanë patur dijeni mbi traskriptet që kryheshin për grupin e Granit Kasës.

Ky i fundit mbeti i vdekur në atenatin e 8 janarit në Mbrostar të Fierit. Për këtë ngjarje është arrestuar Ilir Memushaj, personit që ju gjetën në telefon materialet e sekrete, të dërguara nga Florian Bushi.

Tv Klan