SHBA/ Të paktën 6 fëmijë kanë humbur jetën e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në Chattanooga, Tennessee.

Autobusi i shkollës që transportonte fëmijë të moshës nga 5 deri në 10 – vjeç u aksidentua rreth orën 16:00 me orën lokale, gjatë ditës së hënë.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë autobusin i cili është ndarë përgjysmë nga një pemë.

buss

Nga hetimet paraprake, oficerët e policisë thanë se shpejtësia dyshohet të jetë shkaku kryesor i këtij aksidenti tragjik. Ata besojnë se autobusi ka goditur një styllë përpara se të përplasej me pemën.

Shoferi, i cili i mbijetoi aksidentit u shoqërua për t’u marrë në pyetje nga hetuesit.

Sipas BBC, 5 prej fëmijëve u gjetën të vdekur brenda në autobus, ndërsa një tjetër vdiq në spital.

Në mjet mësohet se ndodheshin 35 fëmijë, 23 prej të cilëve u dërguan me ambulancë drejt spitalit për shkak të dëmtimeve të marra./tvklan.al