Një autobus me gjimnazistë nga Roskoveci u aksidentua pasditen e kësaj të premteje në Qafë-Thanë. Për pasojë 7 persona mbetën të plagosur, fatmirësisht pa rrezik për jetën. Sipas policisë, dyshimet paraprake janë se shkak për këtë aksident janë bërë kushtet e këqija atmosferike, por edhe pakujdesia e shoferit të autobusit.

“Rreth orës 17:00, në Qafë Thanë, autobuzi me targë AA 723 OP me drejtues shtetasin L. H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, ku në këtë autobuz udhëtonin nxënës të një shkolle të Rroskovecit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesi e drejtuesit të mjetit ka dalë nga rruga, ku për pasojë u lënduan lehtë shtetasit: L. V., 17 vjeçe, E.D. 15 vjeç, N. H. 17 vjeçe, .B. Q., 18 vjeç, J. G., 17 vjeç, D.V., 17 vjeç, M.V., të cilët pas kontrollit mjeksor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobusit tjetër për t’u larguar për në banesat e tyre”,

thotë policia në një njoftim për mediat

.

Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

/tvklan.al