Një avion supersonik bombardues rus është rrëzuar në veri-perëndim të Rusisë për shkak të stuhisë së dëborës. Dy anëtarë të ekuipazhit humbën jetën në vend, kurse dy të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe u dërguan në spital. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila konfirmoi gjithashtu se avioni nuk kishte armë në bord në momentin e përplasjes.

Zyrtarët rusë thanë se stuhia që goditi avionin bombardues është tepër e rrezikshme dhe e rrallë, që ndodh kryesisht në zonat e Arktikut. Është pothuajse e pamundur që të parashikohet, dhe përkeqësohet shumë shpejt.

Avioni që u rrëzua është i llojit Tupolev Tu-22M3. Ai është avion bombardues supersonik me rreze të gjatë dhe mund të mbajë raketa bërthamore. Ky model avionësh ka dalë për herë të parë në qarkullim në fund të viteve ’80.  

/tvklan.al