15 persona humbën jetën nga rënia e një avioni mallrash në Iran. Aksidenti tragjik ndodhi në një qytezë në periferinë perëndimore të Teheranit.

Vetëm njëri prej pjesëtarëve të ekuipazhit arriti të shpëtojë i gjallë nga kjo ngjarje.

Hetuesit thanë se avioni boing 707 ra mbi disa ndërtesa të banuara, pasi njëri nga motorët ishte përfshirë nga flakët. Ende janë të paqarta shkaqet e aksidentit. Avioni ishte nisur nga Bishkeku i Kirkistanit.

Tv Klan