Një avion pasagjerësh me të paktën 83 persona në bord raportohet se është rrëzuar dhe ka shpërthyer në flakë këtë të hënë në Afganistan, në një territor të kontrolluar nga talebanët.

Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, avioni i Ariana Afghan Airlines u rrëzua në një zonë malore në rajonin e Deh Yak, në lindje të provincës së Ghazni. Ai mësohet se ishte nisur drejt Kabulit nga Herat.

Fati i pasagjerëve dhe stafit të ekuipazhit mbetet i panjohur. Mediat lokale shkruajnë se avioni u rrëzua rreth orës 13:15, me orën lokale, për shkaqe ende të panjohura./tvklan.al