Dy persona humbën jetën këtë të mërkurë në një aksident ajror në jug të Francës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:45 minuta, mbi malet e larta Maddalena Pass, në kufi me Italinë.

Viktimat janë dy shtetas britanikë të moshës 18 dhe 37 vjeç. Sipas të përditshmes Mirror, ata ishin me pushime në jug të Francës me një grup miqsh dhe besohet se po fluturonin për argëtim. Aksidenti ndodhi në kohën kur avioni i vogël ndodhej në 2775 metra lartësi.

Autoritetet thanë se momentalisht është e paqartë se çfarë e shkaktoi aksidentin tragjik. Sipas tyre, udhëtimi ishte pjesë e aktiviteteve të grupit të miqve, që besohet se ishin 7 pilotë./tvklan.al